Studimi zbulon kur është koha më e mirë për tu stërvitur

Studimi zbulon kur është koha më e mirë për tu stërvitur

Cila është koha më e mirë e ditës për të ushtruar?

Sipas një studimi të ri nga Skidmore College në Saratoga Springs, botuar në revistën Frontiers In Physiology  përgjigjja ndryshon në bazë të rezultatit që dëshironi të arrini dhe mund të jetë e ndryshme për burrat dhe gratë.

Rezultatet e studimit, të kryer në një kampion të përbërë nga rreth 60 persona nga mosha 25 deri në 55 vjeç, sugjerojnë se tek gratë aktiviteti fizik nëse praktikohet në mëngjes do të ndihmojë në uljen e yndyrës tek zona e barkut dhe presionit të gjakut, ndërsa në mbrëmje do të rrisë forcën e muskujve, fuqinë dhe qëndrueshmërinë e pjesës së sipërme të trupit.

Nga ana tjetër, për meshkujt, stërvitja në mbrëmje do të lidhej me uljen e presionit të gjakut, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndjenjën e lodhjes dhe do të digjte më shumë yndyrë, krahasuar me stërvitjen e mëngjesit.  
Për të arritur këto përfundime, ekipi hulumtues monitoroi efektet e trajnimit me trajnerë profesionistë në 30 gra të shëndetshme, shumë aktive dhe jo duhanpirëse dhe 26 burra të moshës 25 deri në 55 vjeç për 12 javë. Konkretisht, pjesëmarrësit ndoqën një program të zhvilluar më parë të quajtur Rice, i cili përfshinte, në varësi të ditës së javës, 60 minuta stërvitje me rezistencë, intervale sprint, streçing ose stërvitje me rezistencë, me tre ditë pushim. Këta persona ndoqën gjithashtu një plan specifik ushqimor.  

Duke krahasuar rezultatet e marra, përmirësime në shëndetin e përgjithshëm dhe performancën u shfaqën te të gjithë pjesëmarrësit, por me dallime thelbësore. 

Bazuar në rezultatet tona, gratë e interesuara për të reduktuar dhjamin dhe presionin e barkut, ndërkohë që rrisin fuqinë e muskujve të këmbës, duhet të konsiderojnë  ushtrime në mëngjes. Për ato që janë të interesuara në rritjen e forcës muskulore, fuqisë dhe forcës së muskujve, stërvitja në mbrëmje është zgjedhja më e mirë. Ushtrimet në mbrëmje janë ideale për meshkujt e interesuar për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe metabolizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy