Berisha: Çdo marrëveshje me PS duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar i PD

Berisha: Çdo marrëveshje me PS duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar i PD

Në kuadër të lëvizjes për t’i bindur demokratët që kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të shkarkohet pse e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministri Sali Berisha, qëndroi sot në Shkodër.

Një numër shumë i madh demokratësh i kanë bërë një pritje madhështore ish kryeministrit ndërsa kanë vijuar me thirrjen “O Sali o hero, gjithë Shqipëri ty të do”. Ai është pritur nga qindra qytetarë, të cilët e kanë pritur me flamuj të PD dhe brohoritje masive.

Edhe në këtë takim, Berisha është shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, ndërkohë që të pranishëm janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.

Gjithashtu në mbështetje të Berishës janë edhe ish deputeti Lorenc Luka, kreu i FRPD, Arvid Vushati, ish kryetrarët e bashkisë Ormir Rusi dhe Artan Haxhi dhe sekretari i degës PD, Aleksander Marleci.

Ish kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Shkodra se çdo marrëveshje e PD me PS duhet të kalojë përmes Këshillit Kombëtar të PD.

Berisha theksoi se asnjë hap nuk mund të bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar.

“Po marrim një moment: keni dëgjuar që po bëjnë ndryshime kushtetuese. Po më thoni mua ju, nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD-ja? Asnjërën prej tyre, të gjitha i ka fituar Edi Rama. Ndaj unë dua t’u them hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i PD. Partia Demokratike ka forume politike se nga marrëveshja në marrëveshje keni shkuar nga turpi në turp, nga disfata në disfatë”, u shpreh Berisha.

Berisha duke folur më tej për opozitën, tha se ajo ka kaluar përgjatë tetë viteve, nga dështimi në dështim.

“Ta themi haptas këtu, Opozita në këto tetë vite ka kaluar nga dështimi në dështim. Nëse ai mori mandatin e tretë, përgjegjësitë e padiskutueshme bien mbi PD-në dhe Opozitën shqiptare, nuk qe e zonja të bënte asgjë në 8 tetë vite. Kemo dëgjuar në këto kohë që po bëjmë ndryshime kushtetuese, këto e ato. Më thoni pak, nga cila marrëveshje ka dalë e fituar PD-ja? Nga asnjëra. Të gjitha këto i ka fituar Rama. Dua tu them hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Asnjë akt s’mund të bëni. PD ka forume politike.

Berisha u shpreh më tej se PD do të kthehet e fortë, duke bërë që të rikthehet për ta ngritur PD në lartësinë e idealeve.

Ne duhet të bashkohemi nëse duam që të diskutojmë e ekzistojmë. Pas katër humbjeve, PD-ja duhej shkrirë sepse nuk fiton kurrë në këtë drejtim. Atëherë të dalë një forcë e vërtetë e të fitojë. Opozita e vërtetë do jemi ne, PD-ja do kthehet e fortë. Ne kemi ndërmarrë foltoren e synojmë bashkimin. Kam kënaqësinë që kam këtu demokratë që konteibuan në qeverisjen e Partisë Demokratike. Kurrë Shqipëria në 8 vite nuk ka ndryshuar sa ndryshoi në vitet e qeverisjes së PD-së. Në vitet e fundit është shkelmuar djersa e demokratëve. Ne do bashkohemi e do ngremë Partinë Demokratike në lartësinë e idealeve tuaja. S’duhet të pranojmë në asnjë mënyrë që jemi të Berishës apo të Bashës, ne jemi demorkatë që besojnë lirinë. Vota na bashkon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy