
Presidenti Meta foli sot para mediave, fill pas paraqitjes në Prokurorinë e Tiranës. Në një dalje për mediat Meta u shpreh se shpreson se prokurirua do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike. Ai “kërcënoi” se me tu kthyer në zyrë, zëdhënësi i tij për media, do të bëj publike , sipas tij, spotin e pare, gjithnjë në mbrojtje të kushtetutës.
“Nuk mund të largohesha pa reskepektuar vëmendjen tuaj, me pak fjalë mund t’i them se jam këtu në përgjigje të ftesës së prokurorisë, pas kallëzimit që kam bërë për shtetasin Ardian Dvoanin, për dy vepra penale që janë bërë me dashje nga ana e tij. Kemi vënë pronat dhe dokumentet së bashku kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant, shpresoj që Prokuroria të bëjë punën dhe të mos jetë nën presionin politik. Kushtetuta e thotë shumë qartë, që është Kushtetuta pika më e lartë. Lidhur me këtë çështje, që bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, sepse garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve, në këtë drejtim dua t;u siguroj shqiptarëve se Meta ka ecur sipas ligjit. Të gjitha provat e depozituara deri më tani janë të mjaftueshme të prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvoranit. Prokuroria ka pasur edhe çështje të tjera, por kjo është një çështje që askush nuk mund t;i shmanget. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do të bashkëpunojmë me prokurorinë. Ky ishte një rast tepër flagrant dhe vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme. Mund t’ju them se ne do të vijojmë të komunikojmë me qetësi dhe arsyemten. Ne duam të mbrojmë Kushtetutën. Sapo të kthehem në zyrë do t’i them Blushit që të nxjerrë spotin e parë flagrant sepse Kushtetua është mjaft e rëndësishme", u shpreh Meta.
12.25h- Padia ndaj Dvoranit/ Meta mbërrin në Prokurorinë e Tiranës
Presidenti Ilir Meta mbërriti sot në mesditë në Prokurorinë e Tiranës për padinë ndaj Dvoranit.
Mësohet se Presidenti do të merret në pyetje si kallëzues për këtë padi.
Më 19 nëntor, Kreu i Shtetit nënshkroi kallëzimin penal për ‘shpërdorim detyre’ ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.
Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja u bë në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.
Padia e Presidentit u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.



