Dy aksione policie gjatë natës, kapen mbi 2 tonë drogë

Dy aksione policie gjatë natës, kapen mbi 2 tonë drogë

Më shumë se 2 tonë kanabis janë sekuestruar nga policia e shtetit në dy operacione të zhvilluara gjatë natës në Lezhë dhe Tepelenë.

Në Ishëm u gjet gomonia e braktisur me 1 ton e 450 kg kanabis

Operacioni i parë i koduar “Adriatik” është zhvilluar në grykëdredhjen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe një sasi lëndë narkotike me peshë  rreth 1 ton e  450 kg kanabis.

“Më  datë 10.02.2017,  shërbimet e policisë kufitare Shëngjin kanë konstatuar një gomone në  grykëderdhjen e lumit Ishëm. Në gomone nuk u konstatuan persona dhe as përreth saj. Menjëherë  efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë filluar kontrollin e territorit përreth.Si rezultat i krehjes së zonës, në vendin e quajtur Godull në Kurbin , u gjet e fshehur në shkurre një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë  paketuar e gatshme për trafikim në total 1 ton 450 kg”.

Në Tepelenë u gjetën 762 kg kanabis në tavanin e banesës dhe kasolle

Operacioni i dytë u zhvillua në Dhëmblan, Tepelenë nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ku në 1 banesë u sekuestrua lëndë narkotike më peshë rreth 762 kg lëndë narkotike kanabis.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit G.D.  kishte lëndë  narkotike, në datë 09.02.2017, është ushtruar kontroll  nga ana e punonjësve të policisë.Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të banesës, janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës narkotike 762 kg”.

Blutë kanë shpallur në kërkim poseduesin e lëndës narkotike G.D 40 vjeç, banues në fshatin  Dhëmblan, ndërsa lënda narkotike u asgjesua me djegie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy