“Robin Hood kap skifterët në çark” (VIDEO)

“Robin Hood kap skifterët në çark” (VIDEO)

Grabit të pasurit dhe shpërndajua të varfërve. Kjo ishte motoja e bandës së grabitësve shqiptarë, të përbërë nga 9 anëtarë, të cilët u arrestuan në Cuneo të Italisë.

Ata akuzohen për grabitjen e 18 banesave në 4 muaj, nga nëntori i vitit të kaluar, deri në shkurt të këtij viti, ndërsa këto janë pamjet e disa prej këtyre grabitjeve, të shpërndara nga policia italiane.

Gjithashtu, ata akuzohen edhe për pranim të mallrave të vjedhura apo përkrahjen e një personi që ishte dënuar për vrasje në tentativë. 

Më i riu, nga 9 të arrestuarit është 29 vjeç dhe më i madhi 38. Njëri prej tyre, në profilin e tij, në facebook-it në zërin e profesionit kishte shkruar fjalën “hajdut”. Shtabi i grupit ishte në Cuneo, ku ata planifikonin grabitjet dhe më tej banda përhapen edhe në Milano dhe zona të tjera.

Njëri prej tyre, Sokol Shkambi, u arrestua për shkelje të ligjit të imigracionit ndërsa një tjetër u ndalua në një furgon, ndërsa po shkonte në Shqipëri. Me vete në furgon kishte bizhuteri, kompjutera, tableta dhe materiale të tjera. Rrjetit kriminal i’u gjetën edhe 2 automjete të vjedhura dhe 40.000 euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy