Bregu vazhdon kritikat ndaj kreut demokrat Basha: Në fushatë nuk hyhet si viktimë dhe humbës

Bregu vazhdon kritikat ndaj kreut demokrat Basha: Në fushatë nuk hyhet si viktimë dhe humbës

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu e njohur edhe për kritikat ndaj kryedemokratit Basha, duket se nuk është e kënaqur edhe me strategjinë që po përdor partia më e madhe opozitare për të hyrë në zgjedhje.

Sipas ish-ministrs së Integrimit, fryma me të cilën PD­-ja po hyn në zgjedhje nuk është e duhura, ndërsa shton se zgjedhja e strategjisë i takon kryetarit.

Në një intervistë për ABC News, Bregu tha se fryma me të cilën PD-­ja po shkon në fushatë duhet të jetë larg profilit të viktimës, apo të humbësit.

“Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari. Në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht. Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët. Do ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë pak më herët. Vazhdoj t’i qëndroj atyre që kam thënë. Çështja nuk është të tregosh me gisht kundërshtarin. Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë”, u shpreh Bregu. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy