Eksperti i IT Besmir Semanaj komentoi në MCN Live skandalin e fundit, ku u zbulua se 3 milionë numra të shqiptarëve kanë dalë në shitje.
Semanaj tha se dyshon që të dhënat kanë dalë nga një institucion shtetëror dhe jo nga kompanitë telefonike.
Eksperti u shpreh se me një trik të vogël ata që kanë të dhënat e qytetarëve mund të krijojnë akses në e-Albania, nga biznesi te aktet e pronësisë.
Kemi të bëjmë me rrjedhjen e katërt të informacioneve në një hark 1-vjeçar. Çdo informatë ekstra që del në internet dhe mund të përdoret nga keqbërësit, është mundësi e shtuar që qytetarët shqiptar të bien pre e hakerimeve. Tani është e qartë çfarë po ndodhte muajit e fundit ku kishte mesazhe në Whatsapp përmes ‘fishing’, duke u kërkuar të klikojnë në linqe, apo punë të çuditshme që sjellin të ardhura me miliona euro. Pajisjet e tyre elektronike, duke filluar nga celulari dhe tabletat, mund të bien pre e keqbërësve. Qytetarët duhet të kenë kujdes te gjërat që klikojnë. Duke pasur numrin personal, atësinë, adresën, me një trik të vogël mund të krijojë akses në e-Albania. Nga biznesi, te aktet e pronësisë, hapja e biznesve në emër të tyre, etj. Etj. Po flasim për numra telefoni që mund të përdoren edhe nga fëmijët tanë ose nga qytetarë që s’kanë njohurinë minimale mbi teknologjinë e informacionit. Një dyshim mund të jetë se mund të kenë dalë nga kompanitë telefonike, por nga kampioni që pashë e hedh poshtë, sepse kishim të dhëna të tjera si puna etj. Kemi të bëjmë me një institucion shtetëror që ka akses dhe i ka të ruajtura këto të dhëna. Shteti shqiptar të marrë masa! Të gjurmojë këto të dhëna! Është shumë thjesht e realizueshme zbardhja. Mjafton të bëj një prokurim në një kompani ndërkombëtare dhe do kishim persona që do viheshin para përgjegjësisë. Nuk e dimë ku do përfundojë. Pasojat mund të jenë edhe pas 10 vitesh”
Semanaj theksoi se jemi vendi unik ku të gjitha të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë mund të gjenden në internet.



