Ajri i ndotur vret më shumë se duhani (VIDEO)

Ajri i ndotur vret më shumë se duhani (VIDEO)

Numri i njerëzve që vdesin për shkak të ajrit të ndotur është më i madh se i atyre që vdesin për shkak të cigares. Një studim i kryer në Gjermani ka arritur në konluzionin se rreth 8.8 milionë njerëz vdesin në vit në të gjithë botën për shkak të ajrit të ndotur. Praktikisht, kjo do të thotë 120 raste në çdo 100 mijë njerëz.

Studiuesit gjermanë vlerësojnë se vetëm në Europë, ajri i ndotur e shtoi me 790 000 numrin e vdekjeve në vit.

“Kjo do të thotë se ndotja e ajrit shkakton më shumë vdekje në vit sesa duhanpirja, që sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ishte shkak për 7.2 milionë vdekje në vitin 2015", thotë  profesor Thomas Munzel, autor i studimit të kryer në Qendrën Mjekësore Universitare Mainz.

Ajo që i bën më alarmante rezultatet e studimit është fakti se duhanin mund ta shmangësh, ndërsa ajrin e ndotur jo.

Grimcat dhe oksidet e azotit që lëshohen në ajër nga makinat, fabrikat dhe termocentralet mund të formojnë një përzierje tepër të dëmshme, që rrit ndjeshëm rastet e infarktit, ishemive dhe krizave të astmës.

Rregullatorët në vende të ndryshme të botës po përpiqen të dekurajojnë përdorimin e makinave me naftë në qytetet e mëdha, pasi ato janë prodhuesit kryesorë të këtyre grimcave. Këto të fundit përmbajnë metale të rënda dhe kimikate të tjera të lëndëve djegëse, të cilat depërtojnë në mushkëri dhe hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Studimi, i publikuar në “European Heart Journal”, ka përdorur simulime kompjuterike të ndërveprimit të kimikateve natyrore dhe atyre të krijuara nga njeriu, të kombinuara me informacione të reja rreth dendësisë së popullsisë, faktorëve të rrezikut të sëmundjes dhe shkaqeve të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy