“Injeksioni” i fundit, Eurogrupi vulos daljen e Greqisë nga kriza  (VIDEO)

“Injeksioni” i fundit, Eurogrupi vulos daljen e Greqisë nga kriza (VIDEO)

Pas rreth 8 orësh negociata, Eurogrupi ka arritur në parim marrëveshjen për daljen e Greqisë nga programi i ndihmës, që përmban mes të tjerave edhe masa për lehtësimin e borxhit. Sipas mediave, ministrat e Eurozonës kanë vendosur që kësti i fundit i huasë do të jetë 15 miliardë euro.

Në bazë të marrëveshjes, Greqia mund të shtyjë me 10 vjet pagesën prej 110 miliardë eurosh të kredive të marra nga fondi i dikurshëm për shpëtimin e shteteve, EFSF. Po ashtu, do të zgjatet edhe me 10 vjet të tjera “periudha e faljes” (kohë gjatë të cilës nuk do të vendosen sanksione nëse nuk paguhet kredia).

Kësti final prej 15 miliardësh do t’i japë qeverisë kapitalin e nevojshëm për të mbuluar të gjitha nevojat financiare të vitit të ardhshëm. “Greqia po e mbyll programin e ndihmës me një ekonomi më të fortë, të arritur falë reformave. Është shumë e rëndësishme që të vijojë në këtë rrugë”, thuhet në komunikatën finale të Eurogrupit.

“Ajo që po shohim sonte është një moment historik dhe i jashtëzakonshëm. Kriza greke përfundon në Luksemburg”, tha  komisioneri për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, në fund të mbledhjes së  Eurogrupit.

Eurogrupi është qendra koordinuese evropiane që mbledh së bashku ministrat e Financave të 19 shteteve anëtare të eurozonës.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy