Numër rekord viktimash nga Covid-19 në Shqipëri (VIDEO)

Numër rekord viktimash nga Covid-19 në Shqipëri (VIDEO)

Sot është shënuar numri më i lartë ditor i viktimave që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave të ISHP-së, 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit: një 44-vjeçar dhe 69-vjeçar nga Tirana, 60-vjeçare nga Mati, 65-vjeçare nga Durrësi, 66-vjeçar nga Tropoja, 68-vjeçar nga Pogradeci, një 71-vjeçare nga Elbasani, një 71-vjeçar nga Berati dhe një 78-vjeçar nga Korça.

Ndërkohë, numri i të infektuarve rishtas është 327 të prekur dhe 57 të shëruar në vetëm 24 orë.

Në spitalet Covid, aktualisht ka 293 pacientë të shtruar 14 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik. Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy