
Në bibliotekën e Lezhës është çelur një ekspozitë për krimet e komunizmit, persekutimit politik të hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre.

Dorina Daiu nga Instituti i Studimit të Krimeve Të Komunizmit tha se në ekspozitë janë shpalosur dokumente të papublikuara më parë të marrë nga disa burime dhe institute.
Daiu tha se nxënësit dhe të rinjtë kur njihen me këtë pjesë të historisë nuk janë indiferentë, por e përqafojnë atë me ndjeshmëri dhe reflektim të thellë.
Materialet janë rezultat i një pune të gjatë. Janë gjetur në institucionet që ruajnë dokumentet e sistemit komunist.
ISSh na ka dhënë akses për dokumentet që janë sensitive. Janë dokumente që publikohen për herë të parë për publikun. Një pjesë e materialeve janë marrë nga fondet e Arkivave të Shtetit.
Është ekspozitë e bazuar në dokumente autentike dhe jo në opinione personale. Kjo ekspozitë është e ideuar në dy shkallë, në të parë tek ata që janë përndjekur drejtpërdrejtë dhe shkalla e dytë tek familjarët e këtyre personave. Regjimi komunist nuk i dënoi se ishin pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, por se ato vite zhvillohej një luftë e ashpër politike.
Fillimisht të rinjtë vijnë me një kuriozitet sipërfaqësor, hajde të dëgjojmë se çfarë do të thuhet në këtë ekspozitë, por në fund të prezantimit ata dalin të vetëdijshëm për diçka që ata nuk kanë përjetuar më parë dhe disa prej tyre shprehen shpeshherë se pse nuk e njohim ne këtë anë të errët të historisë së popullit shqiptar.
Në momentin që të rinjtë përballen me të vërtetën në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo vetëm që nuk janë indiferente, por e përqafojnë me ndjeshmëri dhe reflektim të thellë.
Qëllimi i kësaj ekspozite ka qenë vënia në vendin e duhur të emrave dhe figurave që kanë kontribuar dhe që kanë luajtur rol ky në çështjen shqiptare. E vërteta historike nuk është çështja politike.



