Kryeministrja serbe viziton të hënën Kosovën

Kryeministrja serbe viziton të hënën Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, do të vizitojë Kosovën ditën e hënë, më 5 shtator.

Kjo është vizita e parë e Brnabiç si Kryeministre në Kosovë, ku në fillim do të ndalet në Mitrovicë, Zveçan dhe më tej në Leposaviq, ku do të takohet me serbët e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë, duke cituar burime nga Ministria për Punët e Jashtme e Kosovës, konfirmon se kërkesa e Kryeministres serbe për të zhvilluar vizitë një ditore, ka marrë përgjigje pozitive.

Më konkretisht në përgjigje citohet, “Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy