PD: Pasuria e Pezës, maja e ajsbergut të miliardave që përfitojnë njerëzit e afërt të Ramës

PD: Pasuria e Pezës, maja e ajsbergut të miliardave që përfitojnë njerëzit e afërt të Ramës

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me shkrimet e publikuara dje në media për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Në emër të PD-së, në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e demokratëve, Ina Zhupa, tha se pasuri si ajo e Pezës janë vetëm maja e ajsbergut e miliardave që kanë përfituar njerëzit pranë kryeministrit.  

Deklarata e PD-së

Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance.

Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet.

Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë.

Peza nuk ka firmosur vetë tendera e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë.

Po Beqaj i koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i çarterave, tatimeve e doganave, po Gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjeve.

Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraçi më i madh?

Miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përveç kësaj është dëshmia më e pastër se sa dhjetëra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysmë.

Ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin çdo ditë.

Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy