Parlamenti Europian ka nisur diskutimet për rezolutën e dënimit të sulmit në veri të Kosovës.
Janez Lenarçiq, Komisioneri evropian për Menaxhimin e Krizave tha gjatë fjalës së tij se autorët e sulmit në Banjskë duhet të vihen para drejtësisë dhe se sulmi nuk duhet të përdoret si arsyetim për shmangie të vëmendjes nga dialogu Kosovë-Serbi.
BE-ja po i ndjek nga afër hetimet në vijim dhe pret që autorët të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht.
Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përshkallëzojë situatën.
Retorika nga Beogradi sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën dita e zisë është shpallur, ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për depërshkallëzim.
Thuajse të gjithë pjesëmarrësit në debat e kanë dënuar sulmin terrorist të ndodhur 10 ditë më parë në fshatin Banjskë.
Lajm në përditësim



