“The Cliffs” në Bulevardin e Ri, Xama: Trualli kaloi brenda një dite nga kompania arabe tek ajo amerikane, dyshime se marrëveshja është mbyllur më parë në zyrat e shtetit (VIDEO)

“The Cliffs” në Bulevardin e Ri, Xama: Trualli kaloi brenda një dite nga kompania arabe tek ajo amerikane, dyshime se marrëveshja është mbyllur më parë në zyrat e shtetit (VIDEO)

Komiteti i Investimeve Strategjike i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane "Adriatic Resorts LLC" i cili do të ndërtojë projektin “The Cliffs”, një strukturë akomoduese me hotel, njësi banimi, zyra, njësi shërbimi dhe kazino në Bulevardin e Ri të Tiranës, të shtrirë në 19 mijë metra katrorë.

Lidhur me këtë projekt gazetarja Ola Xama shpjegoi se nga mënyra dhe koha si trualli ka kaluar nga kompania “Alshidi Trading Group” tek “Adriatic Resorts LLC” të bën të dyshosh se ka qenë një marrëveshje që është mbyllur më përpara në zyrat e shtetit dhe ka qenë e mbyllur se cilët investitorë do të zhvillonin këtë pronë.  

Xama tha se më 1 gusht, i është hequr statusi kompanisë “Alshidi Trading Group” dhe me po të njëjtën datë, i është dhënë kompanisë amerikane që ka në këshillin drejtues një këshilltar amerikan dhe një broker shqiptaro-amerikan, Ëngjëll Pashën.

Kemi të bëjmë me një projekt ku investitori në fillim ka qenë kompania “Alshidi Trading Group”me bazë në Arabinë Saudite e cila ka marrë në 2020 statusin paraprak të ‘investitor strategjik’, ku i liheshin disa kushte: të gjente garantorin apo kompaninë që kishte kapitalin 20% të vlerës së investimit për një projekt prej 106 milionë eurosh ku parashikonte në ngrinte një strukturë akomoduese, pak a shumë si projekti “The Cliffs”. Një hotel, disa njësi banime, njësi tregtare dhe zyra. Bëhet fjalë për zonën kadastrale 83/40 për të zhvilluar një truall me dimensione 19 mijë metra katror. Pasi plotëson kushtet që i vendosi Komiteti i Investimeve Strategjike merr statusin e plotë ‘investitor strategjik’ në shkurt të 2021.

Në 2022 shohim që disa pasona shqiptarë, shqiptaro-amerikanëd he amerikanë nisin të formojnë komoni në Angli dhe SHBA, Adriatic Resorts Holding UK Limited.

Këto kompani shprehin interesin për të marrë statusin ‘investitor strategjik’ për të njëjtën zonë kadastrale dhe për të njëjtin truall ku ishte dhënë më parë statusi për grupin “Alshidi Trading Group”.

Në 1 gusht 2023 Komiteti i Investimeve Strategjike merr vendimin për anulimin e statusit për grupin  “Alshidi Trading” dhe dhënien e të njëjtës tokë për zhvillim, grupit Adriatic Resorts Holding UK Limited për projektin The Cliff ku do të ndërtohet një strukturë akomoduese ku do të ketë hotel, njësi banimi, njësi tregtare dhe shërbimi. Në ndryshim nga projekti i kompanisë me bazë në Arabinë Saudite do shtohej një kazino.

Kemi të bëjmë më një përplasje kompanish se kush do e marrë këtë tokë për të zhvilluar një projekt, se dihet që toka merret për 99 vjet përmes tarifës simbolike 1 euro.

Kompania i është drejtuar gjykatës civile, që të marrë dhe të konsolidojë truallin meqenëse i është dhënë si e drejtë. Pasi gjykata ka pushuar gjykimin,  Komiteti i Investimeve Strategjike ka anuluar statusin e investitorin strategjik për t’ia dhënë një tjetër kompanie.

Jo vetëm nuk ka sqarim pse është anuluar dhe tek argumentimi i  vendimit që lexova thuhet që nuk është arritur të  nënshkruhet akt mes Ministrisë së Finacave, Ministrisë së Turizmit dhe kompanisë investitorë, pra ishte një procedurë ligjorë që ishte gjetur për të dhënë këtë shpjegimin. Por të dyja këto vendime janë marrë në gusht dhe janë publikuar në janar të 2024. Janë publikuar 5-6 muajsh me vonesë. Të dyja vendimet janë miratuar për të njëjtën datë. Nëse trualli ka qenë i zënë në një tjetër investim strategjik, duhej që fillimisht  Komiteti i Investimeve Strategjike të kishte anuluar statusin për “Alshidi Trading Group” dhe më pas zona të ishte hapur për kërkesa të tjera dhe investitorë të tjerë  që do sillte dokumentacione, në planin e investimit, garancinë, mënyrën si do shtrinte planin e investimit afatet, grafikun e punimit etj.

Fakti që njërës kompani i është anuluar vendimi për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik më 1 gusht dhe po me të njëjtën datë ka shkuar kjo kompani që ka mësuar që trualli atje është i lirë dhe të ketë bërë këtë dokumentacion brenda ditës dhe vetë Komiteti i Investimeve Strategjike t’i ketë shqyrtuar brenda ditës të bën të dyshosh se ka qenë një marrëveshje që është më përpara në zyrat e shtetit dhe ka qenë e mbyllur se cilët investitorë do të zhvillonin tashmë këtë pronë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy