10 vendet më të mira në Evropë për adhuruesit e verës

10 vendet më të mira në Evropë për adhuruesit e verës

Evropa është vend i verërave të klasit botëror dhe të vizitosh destinacionet ku prodhohen këto pije elegante është një përvojë pasuruese. 

Vreshtat e kontinentit janë kaq të larmishme, saqë çdo kush mund të gjejë verën e duhur.

Ka 3.2 milionë hektarë vreshta në Evropë, shumica e e të cilave janë në Francë, Spanjë dhe Itali.  Nuk është për t'u habitur që kontinenti prodhon disa nga verërat më të mira, sepse, për kantinat e verës, kjo pije është më shumë se thjesht një produkt, por një kryevepër.

Plovdiv, Bullgari- Plovdivi ka një histori dhe kulturë të pasur. Të eksplorosh kantinat e verës në këtë komunitet mikpritës nuk do të thotë vetëm të pish gllënjkë aty-këtu, por edhe të mësosh për historinë dhe kulturën e lashtë. 

Alentejo, Portugali- Të gjithë ata që vizitojnë këtë zonë krijojnë një përvojë të vlefshme. Ka shumë varietete rrushi në rajon pasi vera është ndër produktet më të vlefshme të Alentejos. Në Alentejo është e zhvilluar gjithashtu dhe industria që i dedikohet tapave të verës. Përzierja e pasur e verërave Alentejo e bën të lehtë të kuptosh pse ky rajon në Portugali respektohet dhe pse duhet mbrojtur.

Bordo, Francë- Verërat e klasit botëror Bordo mundësohen nga klima e bukur e qytetit, llojet e ndryshme të tokës dhe varietetet e shkëlqyera të rrushit. Nga krasitja deri te vjelja, prodhimi i verës në këtë qytet francez është një vepër arti. Ata që duan të eksplorojnë Bordon duhet ta nisin nga muzeu i verërave të Cité du Vin duke vijuar më pas tek vendi ku nisën vreshtat e para të qytetit. Sigurisht që rrugëtimi vijon me Medoc, vendin ku erdhën disa marka prestigjioze. Ndërkohë, Saint-Emilion është i fundit kur bëhet fjalë për pamje mahnitëse. Së fundmi, Entre-deux-Mers do të mahnisë turistët, falë vreshtave të tij të gjera që janë më të mëdhenjtë në qytet. 

Lugina Douro,Portugali-  Kaq mbresëlënëse është kultura e verës në Duoro saqë lugina është renditur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pas vizitës në muze, turistët duhet të shijojnë shëtitjen pranë lumit Douro. Bukuria magjepsëse e luginës shijohet më së miri me një gotë vere në dorë dhe me njerëzit e dashur.

Toskana, Itali- Toskana është një nga rajonet, më të mira të verës në Itali dhe është krenare për verërat me me cilësi të lartë të mundësuara nga klima e ngrohtë dhe kodrat e pasura. Gjeografia dhe klima punojnë së bashku për të krijuar një mjedis të favorshëm jo vetëm për prodhimin e verës, por edhe për të vizituar vende të ndryshme. Kjo e bën Toskanën vendin e përsosur për njohësit e verës dhe turistët e rastësishëm. Kuzhina në Toskanë është e mrekullueshme.

Champagne, Francë- Rajoni francez Champagne është vendi ku lindi shampanja. Kjo verë e gazuar unike është e preferuar edhe nga pijëdashësit e rastësishëm dhe është e lehtë të kuptohet pse kur turistët vizitojnë rajonin. Pija e shampanjës është bërë aq e famshme saqë termi mbrohet edhe me ligj. 

Eger, Hungari- Eger është ndër rajonet më të mira të verës për shkak të ofertave të tyre unike. Krenaria e këtij rajoni është Bikavér, që karakterizohet nga një lloj i veçantë përzierje. Eger gjithashtu prodhon Csillag, një verë e bardhë aromatike. Qyteti historik përputhet me elegancën e verës së tij. Eger do të pëlqehet nga turistët pasi prodhon verëra të kuqe dhe të bardha. Ka diçka për të gjithë në këtë qytet hungarez.

Katalonja, Spanjë- Katalanasit, dinë të bëjnë përshtypje nëpërmjet verërave, veçanërisht pasi është vendlindja e kavave me gaz. Rajoni ka një traditë të gjatë të verës që nga koha e fenikasve, më shumë se 3 mijë vjet më parë. Pirja e verës në katalanisht është si një udhëtim në të kaluarën.

Piemonte, Itali- Në këtë rajon turistët duhet të shkojnë me stomakun bosh në mënyrë që të shijojnë çdo gjë që ofrohet nga ky destinacion. Ky rajon italian është më i famshëm për verërat e tij Barolo dhe Barbaresco, por është gjithmonë i gatshëm të ofrojë më shumë. 

Lugina e Rhone, Francë- Verërat nga rrushi Syrah janë ajka e asaj që ofron Rhone Valley, përveç peizazheve piktoreske dhe atmosferës së këndshme. I përshkruar nga lumi Rhone, ky destinacion që prodhon verë është krenar që produktet e tij janë disa nga më të famshmet në botë, si Beaumes-de-Venise, Hermitage dhe Cote-Rotie. Ndoshta, vetëm ndoshta, emrat e verërave franceze janë të vështira për t'u shqiptuar, kështu që turistët i pinë menjëherë ato në vend që të komentojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy