Islami: Benet Beci shumë shpejt do të shkojë tek shokët

Islami: Benet Beci shumë shpejt do të shkojë tek shokët

Burbuqe Islami, kandidate për deputete në qarkun e Tiranës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), në listë të hapur, ka folur nga studioja e lajmeve të MCN TV për arsyet që e shtynë të angazhohet në politikë.

Ajo theksoi se vendimin për t’u bërë pjesë e PSD-së e mori dy ditë para dorëzimit të listave, duke u bindur nga gara e ndershme mes kandidatëve dhe nga programi social që kjo parti ofron për shtresat në nevojë.

Islami tha se shumë shpejt kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci do të shkojë në burg. 

Pjesë e PSD-së jam bërë dy ditë para dorëzimit të listave. Duke qenë se PSD ofron garë të ndershme ndërmjet kandidatëve në listë të hapur, nuk funksionon lista e mbyllur më shërbeu si një arsye për të kandiduar. Vota për Burbuqe Islamin është amanet dhe përgjegjësi. Gara është e ndershme dhe konkurrenca është e pastër. Arsyeja tjetër pse kandidoj është programi që ka PSD, sepse është ndihmë për shtresat sociale. Duke qenë program kaq afër këtyre personave që janë harruar nga politika, kjo është arsyeja pse u binda se kjo parti do të jetë faktor përcaktues në këto zgjedhje.

Nuk do e quaja sukses nëse unë nuk do të marr 20 mijë vota. Nga takimet me qytetarët konstatoj që shumë njerëz që kanë humbur shpresën, por që kanë dëshirë të qëndrojnë në Shqipëri. Jam zëri i tyre. I kam siguruar që do jem zëri i tyre në parlament dhe do përfaqësoj interesin e çdo qytetari të braktisur.

Do përgatis kallëzime penale kundrejt çdo ministri që mund të korruptohet, kundrejt çdo tenderi të dhënë pa të drejtë, kundrejt çdo tenderi të paligjshëm.

PSD pretendon të marrë 10 mandate. Jemi të hapur për koalicion. Do të bëjmë koalicion me atë parti që do të realizojë zbatimin e programit të PSD.

Unë nuk e di a do e marrë vetë mandatin e tij Benet Beci, pasi shumë shpejt mund të shkojë te shokët. Shumë shpejt mund t’i bashkëlidhen dhe shokë të tjerë. Kjo është arsyeja pse unë jam bindur të dal kandidate në këto zgjedhje pasi SPAK po vënë drejtësinë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy