
Një drejtues automjeti me iniciale E.S., banues në Durrës është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës në rrugën “Sokrat Miho”.
Gjatë kontrollit fizik nga policia, 27-vjeçarit i janë gjetur 3 mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, ku më pas i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Përveç akuzës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i arrestuari ka qenë i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.



