Gështenja: PD duhet të fokusohet tek pensionistët dhe diaspora. Një nga pikat e strategjisë, qeveria teknike (VIDEO)

Gështenja: PD duhet të fokusohet tek pensionistët dhe diaspora. Një nga pikat e strategjisë, qeveria teknike (VIDEO)

Deputeti Lefter Gështenja tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv  se opozita duhet ta fokusojë strategjinë e saj kryesisht tek pensionistët dhe diaspora.

Më tej Gështenja tha se nevojitet një qeveri asnjanëse në mënyrë që të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke hedhur idenë madje dhe të një ndryshimi kushtetues së paku deri në aderimin e vendit në BE.

Çdo votë e çdo shqiptari është e vlefshme, por dy janë fokus-grupet ku PD duhet të fokusohet, pikat nevralgjike. Është puna me diasporën dhe puna me pensionistët. Janë dy fokus-grupet më të pakënaqur.

Sot në Shqipëri janë mbi 800 mijë pensionistë me këtë qeveri, është e pamundur të jetosh me 150-200 mijë lekë. Kjo faturë është e barabartë me faturën e ilaçeve. Nëse nuk i ndihmojnë fëmijët e kanë të pamundur të përballojnë kostot.

Meqenëse Rama thotë se është i fuqishëm, i cili është problemi kësaj mazhorancë që të shkojmë në një qeveri tranzitore. Mjafton të kemi një arbitër.  Pse Rama duhet të ketë frikë nga një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira. Pse të mos bëhet një ndryshim kushtetues në mënyrë që Shqipëria si vend kandidat në Europë, kjo të vlejë deri në momentin kur Shqipëria të futet në BE.

Unë di të them që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve që janë në emigrim, janë larguar gati 1 milion shqiptarë në këto 12 vite qeverisje. Ky grup, kjo shtresë duhet të kontaktohet nga PD-ja që të kthehet në votë për PD-në dhe opozitën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy