
Gjumi, dhe sidomos ai i qetë, sjell shumë përfitime për shëndetin e njeriut. Studiuesit kanë renditur disa prej tyre.
Përmirëson kujtesën
Gjatë gjumit ju mund të forconi kujtimet ose të "praktikoni" aftësitë e mësuara ndërsa ishit zgjuar (është një proces i quajtur konsolidim). Me fjalë të tjera, nëse po përpiqeni të mësoni diçka të re, do kishit më shumë rezultat pasi të flini.
Jetoni më gjatë
Një studim mbi gratë e moshës 50 deri 79 vjeç, tregoi se më shumë vdekje ndodhën te gratë që kishin më pak se pesë orë ose më shumë se gjashtë orë e gjysmë gjumë në natë.
Nxit krijimtarinë
Bëni një gjumë të mirë natën përpara se të shkruani apo bëni diçka, krijimtaria juaj do jetë më e shfrenuar, në kuptimin pozitiv të fjalës.
Bëheni triumfator
Një studim i Universitetit të Stanfordit zbuloi se futbollistët e kolegjit të cilët u përpoqën të flinin të paktën 10 orë në natë për shtatë deri në tetë javë, përmirësuan kohën e tyre mesatare të vrapimit dhe kishin më pak lodhje ditore dhe më shumë qëndrueshmëri.



