Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Jemi anëtar i NATO-s de facto

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Jemi anëtar i NATO-s de facto

Ukraina është bërë një anëtare de facto e aleancës së NATO-s, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes.

Në një intervistë me BBC, Oleksii Reznikov tha se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armë të kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia dukej se po përgatiteshin për ofensiva të reja në pranverë.

“Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli”, tha Reznikov.

“Ukraina si një vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare e NATO-s. De facto, jo de jure. Sepse ne kemi armatim dhe dimë se si t'i përdorim ato”.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin e Ukrainës si një betejë ekzistenciale kundër vendeve perëndimore që duan të dobësojnë Rusinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy