Vrasja e dy vëllezërve Elmaz dhe Behar Hasho në vitin 1998, ishte një prej ngjarjeve më të rënda që ndodhi në qytetin e Vlorës.
Kjo për faktin se u ekzekutuan dy persona nga e njëjta familje. Pas një karvani të gjatë përgjatë këtyre viteve familja Hasho, vazhdimisht kërkonte zbardhjen e ngjarjes.
Pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarje u arrestua në Itali, 47-vjeçari Gerti Selimaj. Edhe pse arrestimi dhe ekstradimi u bë me bujë të madhe, Gjykata e Vlorës vendosi më 28 mars “arrest shtëpie”, vendim i marrë nga gjyqtarja Vjola Canaj. Por ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët.
Mimoza Hasho, bashkëshortja e një prej viktimave, tregon ngjarjen e rëndë. Ajo apeloi që 47 vjeçari të kthehet përsëri në burg dhe të zbardhet totalisht kjo ngjarje.
“Drejtësisë shqiptare i kërkoj të zbardhet çështja! Mos na i vrisni për herë të dytë.
Edhe Xhuliano Haxho, djali i një prej viktimave kërkon drejtësi. Ai kërkon që shteti të vendosi vetën drejtësi, “Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg.



