Basha nga Puka: Policia mbron qindra hektarë me drogë

Basha nga Puka: Policia mbron qindra hektarë me drogë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Pukë. Ai deklaroi se në Pukë ka me qindra hektarë të mbjella me kanabis, që mbrohen nga policia. Lulzim Basha, theksoi se Edi Rama është faktuar si njeriu që e do pushtetin për vet dhe një grup miqsh të tij, duke u lënë si alternativë qytetarëve drogën dhe emigrimin. Sipas tij, në Pukë ka me qindra hektarë tokë të mbjellur me kanabis nën mbrojtjen e policisë

“Në Pukë ka me qindra hektarë tokë të mbjellur me kanabis nën mbrojtjen e policisë dhe pushtetarëve vendorë, theksuan qytetarët. Në 17% të territorit është 5- fishuar kultivimi i kanabisit në një vit. Nga 44.7 hektarë vitin e kaluar në 213.7 hektarë këtë vit, theksoi zoti Basha duke shtuar se kjo është vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, është alternativa e Edi Ramës. Edi Rama llomotit për orë të tëra por nuk thotë asgjë për krimin që mori pesë jetë njerëzish në dy ditë ndërkohë që ai rrihte gjoksin. Ministrit të tij i ishte trashur gjuha se iu kapën 21 tonë drogë. 21 tonë drogë janë akuza me fakte, për kriminalizimin që Edi Rama i ka bërë shtetit shqiptar. Është prova se demokratët, Partia Demokratike po thonin dhe thonë të vërtetën”

Sipas Bashës, sipërfaqja e kultivimit të kanabisit është shumëfishuar dhe shtrihet anembanë Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy