Kina do të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension në pesë vitet e ardhshme në përpjekje për të përballuar popullsinë e saj të plakur dhe sistemin e pensioneve.

Jetëgjatësia në vend tani është rritur në 78 vjet, nga vetëm 36 vjet në kohën e revolucionit komunist në 1949.
Mosha e daljes në pension në Kinë mbetet një nga më të ulëtat në botë, 60 vjeç për burrat, 55 për grate.
Plani për të rritur moshën e daljes në pension është pjesë e një serie rezolutash të miratuara javën e kaluar.



