Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen! Mesha e shenjtë u mbajt në katedralen “Shën Pali”

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen! Mesha e shenjtë u mbajt në katedralen “Shën Pali”

Besimtarët e katolik po festojnë lindjen e Krishtit. Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën mbrëmë për meshën e  shenjtë të mesnatës.

Në katedralen e “Shën Palit”, në kryeqytet besimtarët katolikë kremtuan këtë ditë të shënuar ku mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Imzot George Frendo duke uruar për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi.

Në fjalën e tij gjatë meshës, Imzot George Frendo vuri në dukje solidaritetin që dëshmuan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se “festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidar me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithçka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se çfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptarë kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi”.

Besimtarë të shumtë katolik uruan njëri-tjetrin në këtë meshë të shenjtë për Krishtlindje sa më të mbara dhe të begata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy