Një taksist i gjigantit “Uber” në SHBA nuk e pati të vështirë të identifikonte hajdutin e parave në një kuti ku mbante bakshishet e lëna nga klientët në taksinë e tij. Pasi hapi kamerën e mjetit, ai pa se hajdutja ishte një vajzë 18-vjeçare, e cila u identifikua si Gabrielle Canales.
“Uber” e këshilloi taksistin Mohammed H. Bhuiyan ta denonconte vajzën, por ai zgjodhi një ndëshkim më të rëndë: i publikoi videon në rrjetet sociale. “Uber” e ka çaktivizuar aplikacionin e tij për vajzën, e cila në rrjetet sociale tha se kishte marrë vetëm pesë dollarë dhë më pas ishte penduar dhe ia kishte kthyer të zotit.
Por ndërkohë, rrjeti është treguar i pamëshirshëm me të. Në “Instagram” dhe “Snapchat” nuk kanë të mbaruar fotomontazhet ku shfaqet momenti i vjedhjes.



