Rreth 12 orë pas ndalimit të emigrantit pakistanez, policia gjermane ka pranuar zyrtarisht se ai nuk është personi përgjegjës për masakrën në Berlin.
Pas marrjes në pyetje të Nevad B., 23 vjeç, ia deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me 12 të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur. Kryeprokurori gjerman, Peter Frank deklaroi se nuk mund të thotë me saktësi se nëse bëhet fjalë për një person në arrati apo më shumë.
“I arrestuari ka mohuar akuzat. Si do qoftë ne jemi në alarm. Ju lutem rrini në alarm”, shkruan policia në “Twitter”.
Ishte gazeta gjermane “Die Welt”, e cila duke iu referuar burimeve policore raportoi se i arrestuari si përgjegjës për masakrën e Berlinit është person i gabuar, duke aluduar kështu se autori i vërtetë ndodhet në arrati.
Nga ana tjetër, pakistanezi i arrestuar rezulton se është ndaluar më parë në Gjermani për gjashtë sulme seksuale.
Ndërkohë, forcat speciale gjermane kanë kontrolluar kampin e refugjatëve që është edhe më i madhi në vend. I dyshuari u arrestua pak pas sulmit i fshehur në një kopësht zoologjik pranë vendit të masakrës.



