Probleme sigurie me aplikacionin FaceTime, Apple nxiton të rregullojë "përgjimin"

Probleme sigurie me aplikacionin FaceTime, Apple nxiton të rregullojë "përgjimin"

Apple ka pranuar se ka patur një rrjedhje në software-in e saj të FaceTime, që ka lënë hapësira për përgjim, edhe nëse marrësi i thirrjes nuk përgjigjej.

Në disa raste, iPhoni i vënë në shënjestër mund të dërgonte video, ndoshta edhe pa dijeninë e marrësit, por kompania tha se ka gjetur tani një zgjidhje dhe ofron një update të shërbimit.

Ndërkohë, kompania duket se e ka çaktivizuar mundësinë që përdoruesit të bëjnë thirrje në grup në Face Time. Problemi, i zbuluar së pari nga blogu 9to5Mac, duket se ndodh kur të dy përdoruesit përdorin versionin 12.1 të sistemit operativ të Apple, ose më të ri.

Teknika përfshin përdorimin e funksionit të chatit në grup të softuerit, me gjasa duke ngatërruar softuerin dhe duke bërë që të aktivizohet mikrofoni i objektivit, edhe nëse telefonata nuk është pranuar. Përgjimi përfundon kur telefonata ndërpritet pas shumë zilesh të rëna.

Në një deklaratë, Apple i tha gazetarëve; jemi në dijeni të problemit, e kemi identifikuar tashmë zgjidhjen dhe do të ofrojmë gjatë javës një update për softwerin. Në median sociale ndërkohë, përdoruesit e shqetësuar, duke përfshirë shefin ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, kanë sugjeruar çaktivizimin e funksionit FaceTime që mund të bëhet përmes menusë settings të aparatit.

Apple gjithashtu kohët e fundit bëri një lojë të madhe me kredencialet e saj të privatësisë në ekspozitën e fundit të teknologjisë CES në Las Vegas.

Kompania nuk mori pjesë, por vendosi një tabelë pranë ngjarjes, duke lexuar: "Çfarë ndodh në iPhone tuaj, qëndron në iPhone".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy