Lamtumirë Ballkanit Perëndimor, Merkel në Tiranë më 14 shtator

Lamtumirë Ballkanit Perëndimor, Merkel në Tiranë më 14 shtator

Në përfundim të mandatit qeverisës, kancelarja Angela Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë më 14 shtator.

Turi i saj në Ballkan nis me një vizitë në Beograd. Siç njofton zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, të cilës i referohet DW, kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo do të takojë në biseda dypalëshe edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Tema kryesore e diskutimit me krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor pritet të jetë tregu i përbashkët rajonal. Vizita e Merkel vjen vetëm pak ditë pas nismës Ballkani i Hapur, iniciatorë të së cilës janë kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy