Shembjet e banesave në Shkozë/ Banorët: IKMT nuk solli as letër, na nxorën për një orë, nuk na është afruar bonus qiraje (VIDEO)

Shembjet e banesave në Shkozë/ Banorët: IKMT nuk solli as letër, na nxorën për një orë, nuk na është afruar bonus qiraje (VIDEO)

Aksioni i djeshëm i IKMT për shembjen e të paktën 15 banesave në Shkozë, ka kaluar me rezistencë përgjatë prishjes së shtëpisë tre katërshe të Andrea Sulit.

Banorët kanë pohuar sot për mikrofonin e “MCN live”, se ata nuk janë kundër projektit të Unazës së Madhe, por kërkojnë dëmshpërblim.

Përpos faktit që dje u nxorën për një ore afat, ata thonë se IKMT nuk u solli asnjë letër për tu zhvendosur, ndërkohë që nuk behët fjalë as për ndonjë lloj bonusi qiraje nga bashkia.

Banesa është ndërtuar në vitin 1998, pas 10 vitesh pritje për t’a legalizuar, e s’kualifikuar nga ky proces. Në atë zonë priten të shemben të paktën 10 deri në 15 banesa për t’u zgjeruar njëra pjesë e segmentit të Unazës së Re.

Dje na kanë dhënë vetëm 1 orë afat, për tu larguar, çfarë mund të bëj njeriu për një ore, i kemi hedhur rrobat nga kemi mundur në rrugë.

As nuk kanë sjellë letër për të na thënë të largoheni. Bashkia nuk ka afruar asnjë bonus qiraje, nuk kemi asnjë lloj kompensimi.

Njërit vëlla ia kanë legalizuar shtëpinë, vëllait tjetër jo. Kërkojmë drejtësi nga ajo çfarë kanë bërë dje këtu, na kanë terrorizuar, e tërë familja është e trembur, kanë ardhur pa asnjë paralajmërim.

 IMKT nuk ka sjellë asnjë lloj letër, e kanë mbajtur atë një muaj dhe se kanë sjellë këtu.

Nuk jemi kundër të bëhet Unaza, por të paktën të na kompensojnë, një gjë të kemi të sigurt, do rrimë jashtë, çfarë do bëjmë tani, 30 vjet ka punuar për këtë shtëpi, dhe tani nuk kemi as siguri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy