Kuvendi, interpelancë me ministren e Drejtësisë për çështjen e burgjeve

Kuvendi, interpelancë me ministren e Drejtësisë për çështjen e burgjeve

Opozita e re zhvilloi sot interpelancën me qeverinë Rama në Kuvendin e Shqipërisë. E thirrur nga deputeti Lefter Maliqi, e ftuar në interpelancë ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me çështjen e burgjeve. 

Ish-zv/ drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nga 2017 Lefter Maliqi, tashmë deputet i Kuvendit të Shqipërisë inicio interpelancën për institucionin ku ai ishte deri para dy muajsh. Maliqi lëshoi akuza të forta në drejtim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Deputeti u shpreh se Ismaili është i paaftë, me të kaluar të errët dhe pa arsimin e duhur për të drejtuar atë institucion. Përveç tenderave, ku hodhi dyshime të forta, Maliqi e akuzoi Ismailin se ka shantazhuar dhe kërcënuar punonjësit e burgjeve.

Ai tha se drejtuesit e PS-së kanë dijeni për situatën, por thonë sipas tij se nuk e kanë vendosur ata. Por ministrja reagoi duke i kujtuar se ai ka qenë pjesë e sistemit deri pak muaj më parë, ndërsa denoncimet që bëri ti dërgonte në prokurori nëse kishte prova.

E ndërsa ministrja i tha që shkeljet ti depozitonte në prokurori, deputeti Maliqi theksoi se kishte detyrë ti denonconte, por shtoi se e di që do të shkojnë në vesh të shurdhër. "Unë po flas, por zoti Ruçi, Sterkaj, Gjiknuri, Qefalia dhe të tjerët kanë ikur se dinë dhe thonë ke shumë të drejtë por nuk e kemi vendosur ne dhe nuk e dimë. Ju mbajeni me shëndet, mandatin e kam personal. Mbase këto vajtën në vesh të shurdhër, por kemi të drejtë të ngremë shqetësimet. Unë po ta them e kaluara e drejtorit aktual është e errët, shkel vendimet e prokurorëve, transferimet i komandon. Do i kërkoj interpelancë atij që e ka emëruar" tha ai.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se burgjet në Krujë dhe Sarandë pritet që shumë shpejt të mbyllen pasi janë të amortizuara, ndërsa akuzoi LSI-në për punësimet që kishte bërë në këtë institucion në mandatin e parë të qeverisë Rama.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme të tjerë të kandidatë nga listat e PD dhe LSI, i janë shtuar sallës së Kuvendit. 12 deputetë të rinj u betuan sot.

8 janë nga listat e PD dhe LSI, ndërsa 4 të tjerë zëvendësojnë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy