Anëtarësimi në BE, Kedhi: Më shumë se procesi duhet të na interesojë implementimi i standardeve

Anëtarësimi në BE, Kedhi: Më shumë se procesi duhet të na interesojë implementimi i standardeve

Nikola Kedhi, drejtor i Institutit Konservator, thotë se më shumë sesa anëtarësimi në BE, shqiptarëve duhet t’u interesojë implementimi i standardeve europiane të jetesës. Në MCN Informacion, ai u shpreh se Shqipëria është ende shumë larg standardeve të vendeve të BE-së.  

 

Pse duam të hyjmë në BE? Kemi rënë dakord pse duam? E duam që të mbrohemi nga Rusia?  E duam për shkak të disa standardeve që lidhen me të. Na do BE se kemi diçka për t’i dhënë? Këto diskutime mungojnë. Nëse ne bëjmë këto diskutime, do të shikonim realitetin në sy, gjendjen në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Kjo do të na jepte përgjigjen a jemi ne gati për t’u futur në BE? 

 

Ndryshimi në metodologji ka rëndësi sepse një vend mund t’i hapë grupkapitujt, por mund të bëjë edhe hapa pas. Ndaj Shqipëria sot, si një nga vendet e BP që nuk ka disa problematika si Serbia, Bosnja apo Maqedonia e Veriut, i leverdis edhe BE të ketë në letër një histori suksesi. Burokratët e pazgjedhur të BE mund të thonë që jemi gati dhe caktojnë një datë kur nuk do të jenë më ata përgjegjës. Dhe më e rëndësishmja nuk u intereson për standardet e jetesës në Shqipëri. Ne duhet të na interesojnë standardet që lidhen me këtë proces, sepse shumica e shqiptarëve, paratë i shpenzojnë vetëm për të mbijetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy