
Një 28-vjeçar është arrestuar sot sipas Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin e arrestuar mbrëmjen e kaluar, për të larguar autorin që dhunoi punonjësen e OSHEE-së, nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e dhunshme ndodhi në rrugën “Artan Lenja”, ku punonjësja e OSHEE-së u godit me sende të forta. Hetimet intensive vazhdojnë për kapjen e autorit kryesor, 38-vjeçarit S. C., i cili është ende në arrati.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet janë në vijim për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



