TikTok zgjeron kontrollin prindëror duke u dhënë prindërve më shumë mundësi për të kontrolluar aktivitetin e fëmijëve të mitur në rrjetet sociale dhe më specifikisht në Tik Tok.
Kjo risi , synon të gjejë një ekuilibër midis sigurisë dhe autonomisë për adoleshentët, ndërsa po punohet për të krijuar një hapsirë virtuale të sigurt për adoleshentët dhe fëmijët.
Kjo mënyrë e re, e cila do të shpërndahet në një shkallë globale,do të bëjë të mundur që prindërit të kthejnë llogarinë e fëmijëve të tyre private.
Llogaritë e tyre në Tik-Tok nuk do të jenë të dukshem nga të gjithë, prindërit mund të vendosin se kush mund të komentojë në videot e tyre dhe të hyjë në listën e videove që fëmijët kanë .
Prindërit gjithashtu do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse do të lejojnë ose jo adoleshentët të kërkojnë përmbajtje, përdorues, hashtag dhe audio të caktuara brenda platformës.
Kontrollet e reja bashkohen me ato që tashmë të pranishme në këtë platformë: caktoni një afat kohor ditor për përdorimin e TikTok, kufizoni shfaqjen e videove të papërshtatshme në opsionin "Për ju", kufizoni ose eliminoni mundësinë që fëmijët të marrin mesazhe private.



