Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se KPP është pjesa ku gatuhet korrupsioni më i madh në Shqipëri.
Sipas Bregut, sa herë zgjidhen anëtarët e KPP-së në Parlament nuk zhvillohet asnjë debat politik.
KPP është gjykata e biznesit.
Me lidhjet në KPP dikush mund të kthehet brenda vitit në oligark në Shqipëri. Po të ketë lidhje brenda KPP, me anë të korrupsionit që ndodh aty. Ajo është një vatër e madhe korrupsioni.
Është pjesa ku gatuhet korrupsioni më i madh në Shqipëri.
Kur kapet dhe shkon deri aty sa merr pjesë edhe në rrëmbime, në akte kriminale, funksionon si strukturë e veçantë ajo që më ka rëën në sy është se herë zgjidhen aëntarët dhe në Parlament, nuk ka debat fare.
Kur vjen puna për ndonëj anëtar komisioni, në ndonjë komision që nuk ekziston plas debat i madh.
I bërë ndonjëhere vettingu këtyre?



