Rama në Bordin e Paqes/ Bumçi: Ftesa nuk ishte personale, e njëjta i është dërguar Vietnamit dhe Paraguait (VIDEO)

Rama në Bordin e Paqes/ Bumçi: Ftesa nuk ishte personale, e njëjta i është dërguar Vietnamit dhe Paraguait (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ftesa e SHBA-ve për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes nuk është personale për kryeministrin Rama. 

 

Duke vijuar shpjegimin e tij, Bumçi tha se ftesa i është dërguar 100 vendeve dhe shkresa që ka ardhur në Shqipëri është njëlloj me atë që është dërguar në Paraguai dhe Vietnam. 

 

Për t’u bërë pjesë Trump i ka dërguar ftesë rreth 100 shteteve, mund të jenë dhe më shumë, mbi 60 shtete e kanë konfirmuar marrjen e ftesës dhe këtu është shtuar dhe Shqipëria ashtu si dhjetëra vende të tjera.

 

Nuk ka të bëjë as me një ftesë personale, me kryeministrin si individ.  Kemi të bëjmë me ftesa që i dërgohen kryeministrat dhe presidentëve. Është e njëjta ftesë që i është dërguar dhe Paraguait dhe Vietnamit. Vietnami është dhe komunist. Janë ftuar të bëhen pjesë e Bordit të Paqes, ne jemi republikë parlamentare, kryeministri ftohet në këtë raste. Nuk kemi të bëjmë me asgjë të veçantë. Në rrugë e sipër kjo nismë do marrë formë. Do të jetë thjesht një koalicion vullnetmirë, apo diçka më e madhe që mund të përqendrohet dhe në konfliktet e tjera, apo një organizatë ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy