85% e Kalifornisë është futur në një karantinë të dytë për shkak se vendi po përjeton situatën më të vështirë me pandeminë. Kjo masë prek rreth 40 milionë banorë që ka vendi, ndërkohë që masat janë parashikuar të zgjasin për rreth 3 javë, duke përfshirë edhe periudhën e Krishtlindjeve.
Shumë biznese do të mbyllen, ndërsa për njerëzit do të ketë penalizime në rast se takojnë persona të tjerë jashtë familjes.
Të dielën Amerika vendosi një rekord përsa i përket personave të shtruar në spital për shkak të pandemisë, ndërkohë që edhe numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm në tre javët e fundit.
Një rritje kaq e madhe e rasteve vjen edhe për shkak të ditës së Falenderimeve ku miliona amerikanë udhëtuan për të festuar.



