
Në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, gazetari Andi Bushati ka shprehur shqetësimin e tij mbi të ardhmen e SPAK dhe ndikimin e mundshëm të ndryshimeve politike, sidomos pas periudhës së Donald Trump.
Bushati ngriti dyshime për të ardhmen e SPAK dhe ndikimin që mund të ketë mungesa e trysnisë amerikane, duke paralajmëruar mundësinë që ky institucion të kthehet në një vegël të pushtetit politik të Ramës, dhe të humbasë objektivitetin dhe pavarësinë që ishte krijuar për të pasur.
Ai shprehu frikën se në periudhën e pas-Trump, kur presioni ndërkombëtar mund të jetë më i dobët, SPAK mund të kthehet në një vegël pa kontroll të duhur.
Kemi parë që SPAK është përpjekur të luajë një rol si një institucion i pavarur, por në të vërtetë ka shërbyer për të forcuar pushtetin e Edi Ramës.
Ata kanë tentuar të ruajnë fasadën e pavarësisë, por kur ka ardhur momenti që të vepronin kundër pushtetit, është parë se nuk kanë pasur guximin të bëjnë ndryshime të vërteta.
Kam frikë se ne periudhën Trump, kur këto regjimet demokratike vijë duke u zbehur, SPAK nuk do të ketë as këtë trysninë amerikane, pra nga një vegël me fasadë demokratike do ti bie edhe fasada.
Më mirë se ata që e shpikën ata SPAK si vegël të pushtetit te Ramës të vazhdonin të kontrollonin sesa tani do mund të kemi një vegël pa kontroll.



