Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish probleme në vend, pasi lumi Vjosë ka dalë nga shtrati.

 Aktualisht, niveli i ujit ka arritur kuotën 7.45 metra, duke shënuar nivelin maksimal deri tani.

Dalja nga shtrati është konstatuar në zonën e Urës së Mifolit, ku për pasojë është përmbytur tregu i zonës. Ndërkohë, prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i lumit ka shkuar në 7 metra.

Situata paraqitet alarmante, pasi në orët në vijim pritet që niveli i lumit Vjosë të vijojë rritjen, duke arritur nga 8.5 deri në 9 metra.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët që jetojnë pranë shtratit të lumit janë vënë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy