
Autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' është përplasur me mjet tjetër mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur 4 pasagjerë. Aksidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Tiranës.
Ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së 'Kopshtit Zoologjik', që ka çuar në përplasjen me atë të 'Tiranës së Re' dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me murin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë, të cilët udhëtonin në autobusin e linjës së 'Kopshtit Zoologjik'.
Nga pamjet dallohet se autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme, duke lënë të kuptohet se përplasja ka qenë e fortë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



