Gegaj: Rregullorja e re për plagjiaturë në kundërshtim me ligjin, legjitimon vjedhjen e punimeve të doktoraturës (VIDEO)

Gegaj: Rregullorja e re për plagjiaturë në kundërshtim me ligjin, legjitimon vjedhjen e punimeve të doktoraturës (VIDEO)

Gentjan Gegaj, ekspert i politikave ekonomike dhe doktorant, ka kritikuar fuqishëm rregulloren e re për plagjiaturën, e miratuar nga Universiteti i Tiranës. 

 

Në studion e ‘MCN Live’, ai e ka cilësuar rregulloren si të papranueshme dhe të kundërshtueshme me ligjin për arsimin, duke theksuar se vendimet e fundit legjitimojnë praktikën e plagjiaturës dhe dëmtojnë integritetin akademik.

 

Rregullorja e re për plagjiaturën është në kundërshtim me ligjin për arsimin. Ajo dënon studentët për plagjiaturë, por plagjiaton vetë.

 

Ai shtoi se universitetet nuk janë për tendera dhe denoncoi rastet e plagjiaturës brenda stafit akademik.

 

Kam denoncuar plagjiaturat e pedagogut të ekonomisë, Bernard Dosti. Këta pedagogë nuk kanë legjitimitet për të udhëhequr doktoratura. Universiteti i Tiranës më ka hequr të drejtën për të denoncuar plagjiaturat.

 

Gegaj vijoi duke theksuar mungesën e përgjigjeve nga institucionet.

 

Kam adresuar një sërë problematikash tek ministrja Kumbaro, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Në fakt, situata e arsimit të lartë ndodhet në një krizë, jo vetëm për mungesë vizioni politik, por edhe për shkak të strukturave të arsimit të lartë.

 

Sipas tij, vendimi i fundit i Senatit të Universitetit të Tiranës legjitimon vjedhjen e punimeve të doktoratës 

 

“Rregullorja është miratuar që 30% e plagjiaturës nuk është shkelje e rëndë. Një staf akademik që ka vjedhur 100% punën e një tjetri mund të pezullohet, por kjo është e papranueshme, jo vetëm për Bashkimin Europian, por edhe për vendet e botës së tretë.

 

Gegaj përfundoi me një mesazh për nevojën e reformës.

 

Ne kemi nevojë për një reformë të re në përmbajtje dhe jo vetëm në formë. Shqipëria dhe universiteti mund të bëhen shembull nëse zbatojmë ato që janë shkruar. Vendimi bie ndesh me ligjin prandaj jam duke pritur një reagim nëse kjo nuk ndodh do ta çoj çështjen në prokurori.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy