Bushati: Basha është mjeshtër i uljes së elektoratit të vet

Bushati: Basha është mjeshtër i uljes së elektoratit të vet

Analisti Andi Bushati thotë se Basha e ka përçarë opozitën, duke e kthyer PD-në në parti personale. Gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Bushati u shpreh se rritja e Ramës në sondazhe vjen si pasojë e përçarjes së PD-së.

“Duket sikur në sondazhe Rama ka një trend rritje, dhe Basha një rënie, por kjo nuk vjen për aftësi të Ramës, i cili thotë që e keqja është LSI, i cili katër muaj më parë i lutej LSI. Po të shohim aksionin e Ramës, është kontradiktor dhe mashtrues. Rritja e Ramës, është për faj të Bashës. Basha është një mjeshtër i madh i uljes së elektoratit të vet. Basha me çadrën premtoi shumë, por demokratët mendojnë se Rama sot është i pathyeshëm. Në fushatë Basha nga fjalori i çadrës, është tjetër njeri nga ajo që Basha flet në fushatë. Basha nuk bëri një opozitë të bashkuar, por i përçau, por si model politik bëri një parti personale dhe të njishit. Hodhi në rrugë Patozin dhe Topallin. Basha është sot një komandant që po çon në luftë një ushtri të telendisur. PD ka një erozion të madh prandaj ka rënie të madhe në sondazhe”, tha Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy