
Për rreth dy orë, anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Gazetari Xhevahir Zhabina, në “MCN Live”, tha se nga hetimet mbi këtë çështje, Tërnova del i përfshirë në disa episode që, sipas tij, çojnë në konkluzionin se bëhet fjalë për shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit.
Rasti ishte i veçantë edhe për mënyrën e daljes së Tërnovës nga ambientet e SPAK-ut, pasi ai nuk ka dalë nga hyrja kryesore ku dalin zakonisht personat e thirrur nga prokuroria.
Dikush brenda institucioneve mund ta ketë ndihmuar në këtë proces, duke e konsideruar si çështje “bon sensi”, më shumë sesa statusi procedural.
Sipas Zhabines, Tërnova u pyet për dosjen e AKSHI-t, ku roli i Komisionit të Prokurimit Publik del në disa episode të hetimit.
Një nga çështjet e përmendura lidhet edhe me procedura të ndjekura në bashkëpunim me biznese të ndryshme dhe mënyrën e trajtimit të ankimimeve.
Nje ndër më të rëndësishmit ka të bëj me pengmarrjen e Geron Meçes, pastaj lidhja e tij me Agasin dhe Beqiraj.
Roli i KPP-se del në shkelje të ligjit ne disa procedura ku z, Meçe mund të ketë hyrë në bashkëpunim me biznese të tjera dhe kërkesa për ankimim duhej bërë edhe nga biznesi tjetër, se janë në bashkëpunim.
Në këtë rast mund të kemi të bëjmë minimalisht me shkelje ligjore dhe shpërdorim detyre, ndërsa hetimet e SPAK-ut mund të çojnë edhe në vepra të tjera penale.
Kodi Penal parashikon për këto raste dënime që mund të shkojnë deri në 7 vite burg.



