Europa përfshihet nga tubimet e fermerëve/ Protestuesit thirrje për uljen e taksave të karburanteve

Europa përfshihet nga tubimet e fermerëve/ Protestuesit thirrje për uljen e taksave të karburanteve

Fermerët në të gjithë Europën kanë nisur protesta masive pasi kundërshtojnë taksën e karburanteve. Tubimet që po mbahen në Francë, Gjermani, Poloni, Rumani dhe Holandë kanë sjellë po ashtu dhe një sërë bllokimesh me traktorë në rrugët kryesore të shteteve respektive.

Fermerët po ashtu bëjnë thirrje edhe për kufizim të importit të produkteve ukrainase si drithërat dhe sheqeri që sipas tyre po prishin konkurrencën e pandershme.

Në Francë përfaqësues të sindikatave të fermerëve u takuan me kryeministrin Gabriel Attal ku kërcënuan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen atëherë protestat në rruge do të vijojnë me javë.

Pas situatës së krijuar në këto shtete ministrat e Bujqësisë së Bashkimit Europian kanë planifikuar një sërë takimesh me fermerët protestues. Sipas tyre takimet dhe bisedimet do të nisin që këtë të martë për gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme për palët, teksa shtojnë se Brukseli duhet ta trajtojë këtë çështje përpara zgjedhjeve të këtij viti.

Eurodeputetja Anne Sander thotë se ambicia për mbrojtjen e mjedisit duhet të përshtatet edhe me situatën ekonomike të fermerëve.

Ne ndajmë ambicien e gjelbër, por ajo duhet të përshtatet me situatën ekonomike. Çmimet bujqësore po bien, shpenzimet po rriten në qiell.  Fermerët janë një elektorat shumë i rëndësishëm.

Duke qenë e vetëdijshme për rëndësinë që ka çështja e bujqësisë në Europë dhe vëmendjes që po i kushtojnë partitë e të djathtës ekstreme të cilat kanë njohur rritje në sondazhet e fundit presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Layen premtoi një dialog strategjik me fermerët ku theksoi se bujqësia dhe ruajtja e natyrës duhet të shkojnë së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy