
Ajsbergu që ishte për një kohë më i madhi në botë nuk është më.
A68, mbulonte një sipërfaqe prej gati 6,000 km katrorë (2,300 milje katrorë) kur u shkëput nga Antarktida në 2017-ën.
Përmasat e tij ishin si të një vendi të vogël dhe të barabartë me madhësinë e Uellsit.
Satelitët tregojnë se mega-bergu tani është zhdukur duke u thyer në fragmente të panumërta të vogla për të cilat Qendra Kombëtare e Akullit në SHBA thotë se nuk ia vlen më të gjurmohen.
A68 në buzë të gadishullit Antarktik për një vit nuk lëvizi. Por pastaj filloi të lëvizë në veri me shpejtësi në rritje, shkruan BBC.
Blloku miliardë tonë mori një rrugë të njohur, duke u rrotulluar në Atlantikun e Jugut drejt Territorit Britanik. Ishulli i vogël është vendi ku shumë nga ajsbergët më të mëdhenj shkojnë dhe shkrihen.



