Hapja e negociatave/ Dervishi: Ne dehemi pa filluar dasma! S’është koha për medalje, tani fillon puna e vërtetë

Hapja e negociatave/ Dervishi: Ne dehemi pa filluar dasma! S’është koha për medalje, tani fillon puna e vërtetë

Gazetari Lutfi Dervishi komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë. Dervishi vë në dukje se nuk është momenti për medalje dhe shampanjë, pasi procesi ka për të qenë një maratonë e gjatë.

Nëse BE s’do kishte sukses në Ballkan ku do kishte në vend tjetër?! Si do ta trajtonte BE Ballkanin si oborrin e vet të shtëpisë apo oborrin e pasmë, ka më shumë kosto anëtarësimi apo zvarritje. BE është i interesuar të ketë në territorin e vet një territor stabël, të pa ndikuar nga vende të tjera. Përse na ka marrë 32 vjet, pse vende që kanë bërë luftëra si Kroacia janë anëtarë, apo vende që kanë nxitur luftëra si Serbia janë para nesh. Sa i përket kushteve tani fillon puna e vërtetë. Përtej deklaratave, puna e vërtetë fillon tani. S’është momenti për medalje dhe shampanjë, sepse është maratonë e gjatë, medaljet jepen në fund”.

I pyetur mbi amnistinë fiskale, Dervishi e konsideroi këtë nismë një mistercllëk, bashkë me iniciativën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Dervishi tha se procesi në vazhdim nuk qëndron vetëm te ligjet, por te plotësimi i standardeve. Gazetari tha se në këtë punë bipartizane duhet të përfshihet edhe opozita, shoqëria civile dhe biznesi.

Ka një mungesë informacioni se çfarë është procesi i anëtarësimit. Shqipëria duhet të bëjë një Kushtetutë të re me 33 kapituj. Nga 33 kapitujt, kjo që ju përmendët është vetëm një incident, apo mistrecllëk. Procesi është teknik, i bezdisshëm. Në Hungari psh. standardet e ushqimit kërkonin që dyqanet e mishit të kishin dy dyer. Etiketa e mallit që do konsumohet duhet të ketë etiketën. Këto gjëra s’bëhen me shprehjen e vullnetin e mirë. Psh. nuk ke laboratore për sigurinë ushqimore, do certifikohesh për cilësinë. Do kesh kontrolle si funksionon në terren. Edhe sikur të duash se bën dot nga sot nesër. A e patë raportin e FMN-së, sektori i tatim-paguesve të mëdhenj, del paaftësia, drejtuesit janë politik, 200 vende vakante janë bosh, ata njerëzit kanë nevojë të trajnohen të kthehen në shkollë. Je në nivele më të këqija se vendet e botës së tretë. Ne ngremë dolli ndonjëherë dhe dehemi pa filluar dasma. Amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit janë mistercllëqe. Nuk është thjesht çështje kalo ligjet, ato mijëra faqe edhe mbaro punën, është transformim. Psh. Dikush donte që një frut tonin ta dërgonte jashtë. I bënë analizat e pesticideve, dheut, lëkurës, edhe del jashtë standardeve. Sa vite duhet që të dekontaminohet dheu, do duhen vite e vite. Kërkon kapacitet administrative që nuk e kemi, kapacitet financiar. Kërkon punë bipartizane, ku edhe opozita të përfshihet, edhe shoqëria civile, biznesi. Përtej ditës së bukur s’ka lidhje fare me procesin që vjen mbrapa, e para nuk jemi të informuar dhe e dyta s’e kemi kapacitetin për ta bërë këtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy