Një 27-vjeçar i identifikuar si Kasen Kasmi u vra dje në Frosinone të Italisë, ndërsa të tre tjerë u plagosen dhe ndodhen në spital.
Policia italiane ka identifikuar si autorin e dyshuar të ngjarjes 23-vjeçarin shqiptar Mikea Zaka, me banim në Casermone.
Ai tashme akuzohet për vrasje dhe “tentativë për vrasje të trefishtë”. Ai u arrestua nga policia gjatë natës dhe u mor në pyetje në komisarit, ku rrëfeu versionin e tij mbi ngjarjen e rëndë.
Këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë ka rindërtuar ngjarjen, që duket të jetë një përplasje për kontrollin e territoreve për trafikun e drogës dhe prostitucionit në Frosinone.
Mikea Zaka, në dëshminë e tij para policisë tha:
Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasenin që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese. Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.
Një vajzë pretendohet si motivi i krimit, por policia dyshon se autori dhe viktima kanë pasur mos marrëveshje edhe për të vendosur hegjemoninë në territorin e tregut të prostitucionit dhe shpërndarjes së drogës .
Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë, menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova. Por për të mbrojtur veten”.



