Brunilda Ahmetaj, amvisa që i bashkohet kuzhinës së “Zgjohu me MCN”: Gatimin e kam pasion

Brunilda Ahmetaj, amvisa që i bashkohet kuzhinës së “Zgjohu me MCN”: Gatimin e kam pasion

Kuzhinierja Brunilda Ahmetaj, është amvisa që i bashkohet kuzhinës së emisionit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Ajo thotë se gatimin e ka pasion dhe profesion dhe se përgjithësisht është e përqendruar tek të kripurat.

Gatimin e kam pasion dhe profesion. Kam studiuar pesë vjet Hoteleri-Turizëm.

Gatimin e kam pasur qejf që kur kam qenë e vogël, merresha me mamin dhe motrën.

Byreqet më kthejnë pas në fëmijëri. Më mësonte mami të bëja peta.

Kujtoj herë pas here që unë dhe ime motër që kishim një diferencë shumë të vogël në moshë, na vendoste para një tavoline që të hapnin peta dhe unë kisha më shumë durim dhe kur më grisej peta.

Petët i bëj vetë me dorë. Ndonjëherë blej peta të pjekura kur nuk kam ku ti pjek në shtëpi.

Vajzën e kam mësuar të gatuaj, ka shumë qejf të gatuaj, por do sa të futet. Është shumë e vështirë të jesh kuzhiniere në Shqipëri, aq më tepër të jesh femër.

Se kushtet janë shumë të vështira në ambientet e punës, oraret e gjata. Një kuzhinier punon mbi nëntë orë. Raporti me pagesën është skandaloz.

Sigurisht që paguhen shumë mirë kuzhinierët, edhe unë paguhem shumë mirë, por nuk paguhesh për punën që bën.

Ndaj them se nuk është e thjeshtë të jesh shefe kuzhine apo kryekuzhiniere, se kërkon një super angazhim si në punë dhe në shtëpi.

Do përpiqem që të gjej gjëra të thjeshta në mënyrë që edhe amvisat të kenë mundësi që ti realizojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy