Anëtarësimi i Shqipërisë, çfarë parashikon Karta e Bordit të Paqes

Anëtarësimi i Shqipërisë, çfarë parashikon Karta e Bordit të Paqes

Në seancën e sotme, PS dhe PD bashkuan votat dhe miratuan me 110 vota pro marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. 

 

Opozita u përpoq të ndryshonte tekstin e marrëveshjes përmes 3 amendamenteve, njëri prej të cilëve kërkonte që emri i kryeministrit të fshihej dhe të përcaktohej se Shqipëria të përfaqësohej nga Presidenti ose nga kryeministri vetëm me autorizimin e kreut të shtetit. 

 

Amendamentet e opozitës u rrëzuan nga shumica. Tashmë pritet dekretimi i marrëveshjes nga Presidenti Bajram Begaj dhe hyrja në fuqi e saj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Çfarë parashikon Karta e Bordit të Paqes 

 

Anëtarësimi në Bordin e Paqes do të kushtojë 1 miliard dollarë. Sipas Kartës së Bordit të Paqes, bëhet anëtar çdo shtet i ftuar nga kryetari. 

 

Secili shtet mund të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga presidenti ose qeveria. 

 

Mandati i anëtarësimit është tre vjet nga hyrja në fuqi e Kartës dhe rinovohet nga kryetari. Mandati nuk kufizohet në tre vite për të gjitha ato vende që kontribuojnë me 1 miliardë dollarë brenda vitit të parë të hyrjes në fuqi të Kartës. 

 

Një shtet anëtar mund të mos jetë më anëtar në përfundim të mandatit 3-vjeçar, nëse ky nuk rinovohet nga kryetari; nëse tërhiqet vullnetarisht, nëse përjashtohet me vendim të një shumice prej 2/3. 

 

Presidenti amerikan, Donald J. Trump, do të shërbejë si Kryetari inaugurues i Bordit të Paqes dhe, veçmas, edhe si përfaqësuesi inaugurues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari do të ketë autoritet ekskluziv për të krijuar, ndryshuar ose shpërbërë njësi vartëse, sipas nevojës ose sipas vlerësimit të përshtatshëm, për përmbushjen e misionit të Bordit të Paqes.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy