
Moszbatimi i marrëveshjes së interkonjeksionit mes Serbisë dhe Kosovës ka faturë financiare. Prishtina thotë se dëmi përllogaritet në 30 mln euro në vit. Ndërkohë që Shefi i delegacionit Kosovar për bisedimet teknike, Avni Arifi deklaron se kjo po shkakton dhe pengesë në dialogun serbi-Kosovë.



